Marrëzia e Forumit të të Rinjve Muslimanë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9126_index1.jpg?itok=MMYt3SdP)
Ngjarjet e kohëve të fundit në Maqedoni kanë ngjallur reagimet e myslimanëve në gjithë Ballkanin, përfshi të një farë Forumi i të Rinjve Muslimanë në Pejë të Kosovës. Teksa shumica e këtyre reagimeve kanë shprehur indinjatën xhenuine të myslimanëve me politikat e Shkupit si dhe me reagimet e Tiranës dhe Prishtinës, reagime si këto të këtij Forumi, në të kundërt, reflektojnë idiosinkrocinë shqetësuese që dëgjohet nganjëherë në bashkësinë tonë. Të tilla reagime, jo që nuk shprehin mbështetje për shqiptarët në Maqedoni, por në të kundërt mbështesin retorikën e islamofobëve maqedonas dhe atyre shqiptarë.
Të tillë njerëz kërkojnë më shumë rrëmujë dhe ngarkojnë retorikën e tyre boshe me terma eksplozivë që riciklojnë gjuhën e urrejtjes fetare kundra të cilës janë ngritur shqiptarët. Kjo është e dëmshme dhe qartazi me në kundërshtim me parimet esenciale të fesë tonë. Ky farë forumi bën thirjen absurde që në këtë protestë për të cilën bëjnë thirje, të ngrihen flamurët e të gjitha vendeve myslimane!!!, të kërkojnë një Shqipëri Islamike!!!, dhe bëjnë thirrje për Parti Islamike!!! Propozimi i këtij forumi është ky:
Kete dite te Xhuma, ne i apelojme te gjithe vellezerve tane muslimane, qe te dalim dhe protestojme ne Shkup kunder islamofobise ortodokse dhe katolike. I apelojme vellezerve tane muslimane qe nga Dibra e deri ne Shkup qe diten e Xhuma te dalin te protestojne me flamuj turq, te Arabise Saudite, Jemenit, Libise, Amerikes, dhe te gjithe vendeve muslimane. Ne proteste duhet ti kerkojme Turqise qe te nderhyje ne Maqedoni dhe ti shpetoje muslimanet shqiptare nga persekutimi katolik dhe ortodoks.
Nuk mund të fillojmë të sqarojmë se sa absurde është kjo farë deklarate nga një grup që nuk e njeh askush e sigurisht nuk ja vë veshin askush jo në Maqedoni po askund. Por vlen të pyetet se kujt në fakt duan t’i shërbejnë këta “islamikë” dhe duhet të kuptojmë qartë se nuk është e vështirë që të gjenden grupe fantazma që konfirmojnë retorikën anti-muslimane ne Ballkan. Me vëllezër të tillë në fe, s’ka c’të duhet hasmi.
Comments
Duhej nje shenim qe ky shkrim
Duhej nje shenim qe ky shkrim eshte I para dy vjeteve.
Add new comment