E.Zaloshnja i përgjigjet Anonimit
Në një koment rreth artikullit tim “Në qoftë se votimi do të ishte elektronik”, një lexues që është identifikuar me nofkën “Anonim” shkruan: “Unë jam gati që ta thyej një sistem të tillë. Edhe pa i ditur kodet!”. Që ta bëjë këtë gjë, Anonimit do t’i duhet të shkojë në 4800 qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë dhe të ndërhyjë fizikisht në makinat e vulosura.
Kujtesë 1: Këtu nuk bëhet fjalë për votim on-line, i cili është një votim që realizohet nëpërmjet internetit. Ky po, mund të manipulohet relativisht lehtë nga njerëz që dinë të futen në servera të sigurisë së lartë - siç kanë bërë, p.sh., me serverat e CIA-s, Pentagon-it etj.
Kujtesë 2: Garancia e sistemit të sotëm bazohet tek korrektesa e 40 mijë komisionerëve/numëruesve, një pjesë e mirë e të cilëve (të paidentifikuar) janë akuzuar nga opozita se e kanë manipuluar votimin/numërimin.
Comments
Z.Zaloshnja, kudo ne natyre,
Z.Zaloshnja, kudo ne natyre, jete, teknologji ekziston "e mira" dhe "e keqja".
Sa per zgjedhjet, ka njerez te mire qe duan zghedhje te mira, ka njerz "te keqinj" qe duan ti vjedhin zgjedhjet, ka komisionere "te mire" qe mbrojne voten, ka "te keqinj" qe shpikin vota.Po keshtu edhe per çdo makine eletronike, kane anen e mire edhe anen e keqe (thuhet se ashtu sikurse ushtria amerikane nuk shpall zbulimin e nje arme te re, pa pas zbuluar me pare edhe kunderpergjigjen ndaj po asaj lloj arme,po e njejta gje eshte edhe per çdo teknologji te re, edhe pse shume here me pak e zhvilluar se teknologjia ushtarake).
Keto i them jo se me pelqen te bej komplotistin, por per te thene se nuk mund te mos kemi besim tek "njeriu" dhe pastaj te kemi besim tek "makina", se eshte njeriu qe e ka shpikur ate makine dhe po ashtu eshte ne gjendje ta manipuloje. Perveçse atij qe e ka shpikur (kompanise menaxhuese te zgjedhjeve ne kete rast), edhe ndonje individ "i lire" mund t'ia arrije ti manipuloje (mjafton te shikosh filmin dokumentar "HACKING DEMOKRACY"), per te mos thene se makina mund te beje gabime vete.
Tek ne s'eshte se su mbrojt dot vota. E pane te gjithe kush fitoi. Problemi eshte qe nje individ si Saliu perhere ka tentuar ti vjedhe zghedhjet, dhe kur s'ia ka arritur si heren e fundit, e ka permbysur resultatin ne tavoline. Edhe me "makinat" ai do tentoje se pari te korruptoje "kompanine menaxhuese", se dyti do perpiqet me ndonje "teknike te momentit" se treti po e pa se s'ia doli, shume mire mund te dale e te thote p.sh se:"Makinat e gervishtura s'duhet te ishin numeruar sepse eshte cenuar integriteti i votes" Dhe nje gje e tille me siguri s'do jete e parashikuar ne kod zgjedhor dhe keshtu Ristani i radhes do "seleksionoje" jo me kutite por makinat. Por edhe sikur kodi te paraqshikoje ç'behet me makinat e gervishtura, mund te dale e te thote se "Makinat e pozicionuara ne te majte te qendrave te votimit, s'duhet te ishin numeruar se shtyjne voytuesit te votojne majtas". Do thuash ti se tani po e ekzagjeroj. Po pse ai palaçollek qe ndodhi simjet a kishte menduar njeri me pare se mund te ndodhte?.
Prandaj Z.Zaloshnja, problemi me zgjedhjet neper vendet ku zgjedhjet vidhen, nuk eshte sistemi i votimit, por jane ata qe urdherojne e organizojne vjedhjet. Per çdo sistem qe tu caktosh do shpikin hilene e rradhes.
Dhe me e bukura dhe e poshteruashmja njekohesist, do jete kur te dale Saliu pas "vjedhjes se makinave", te thote qe "ishin zgjedhjet me te ndershme nderplanetare. E deshet me makina? Makinat e dhane verdikitin. Une s'dal dot mbi verdiktin e makinave e te popullit"
Nuk eshte e keqja se skemi
Nuk eshte e keqja se skemi aparatura apo mjete te tjera. Problemi eshte qe nuk kemi as tendencen me te vogel per te bere punet si duhet. Ne cdo gje e para qe na vjen ne mendje eshte si tja hedhim. Edhe sikur votim elektronik te kesh do gjejne nje gje tjeter te manipulojne dhe vjedhin votat. Kudo eshte futur fryma e mos zbatimit as te ligjit e as te rregullave. Sa me injorant e barbar te jesh aq me lart ngjitesh.
Add new comment