Shtetet e Pabashkuara te Europes
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Nuk di ne se antropologet do t’a intepretonin rezultatin e zgjedhjeve ne Itali duke thene se, tej krizes se rende ekonomike, Italianet cmenden per Opera Buffa. Sepse Beppe Grillo dhe Berlusconi andej kane dale. Sa per Bersanin ky ngjan me shume me nje burokrat te deshtuar ne filma sovjetike te kohes se Gorbacovit.
Nga ana politike, ajo qe ndodhi ne zgjedhjet italiane, sipas mendimit tim, eshte rebelimi i formes me te keqe te populizmit kunder versionit me te keq te Globalizmit, i cili misherohet nga ideologjia e neoliberalizmit te pafre – Globalizem qe Europa e Bashkuar nuk di, nuk do dhe nuk mundet t’a administroje me formen dhe me strukturat e tanishme politike dhe ekonomike.
Mos te kemi iluzione. Pardje ne Itali vdiq Europa e Bashkuar sic e njohem deri sot. Qe ketej e tutje ose do evoloje ne Shtetet e Bashkuara te Europes ose, vitet qe pasojne, do ndjekim cdo dite ceremonine makabre te varrimit te saj. Kjo do te thoshte fundin e Europes si nje kontinent te rendesishem nga ana ekonomike dhe politike. Europa, atehere, do ngjaj me shume me nje muze te pasur qe ofron bileta te lira per turiste nga Azia dhe Amerika Latine.
Ne se Europa perparon drejt Shteteve te Bashkuara te Europes – gje qe do kerkoje kohe, perplasje dhe do jete gjithashtu e dhembshme – ndoshta do mbetet ende nje fuqi e rendesishme ne nje bote te globalizuar. Ne kete rast, nje nga gjerat e para qe do beje, eshte percaktimi I kufijve te saj gjeografike ne menyre te patjetersueshme – ashtu sic beri SHBA. Kjo gje ndoshta do sjelle sihariqe te keqija per ne Shqiptaret, ne se vazhdojme akoma te jemi te paafte te bejme zgjedhje te rregullta dhe te lira, ne se qeverisemi nga aparate te korruptuara dhe autoritare qe e bejne Shqiperine t’I ngjaje vazhdimisht “Republikes Gjysemdiktatoriale te Bananise”. Shtetet e Bashkuara te Europes nuk do kene vend per nje vend me tipare te tilla. Shqiptaret nuk kane shume kohe per te humbur – sepse qe ketej e tutje Europa nuk do beje me negociata por do marre vendime te parevokueshme. E njejta gje vlen sigurisht edhe per shtetet e tjera te Ballkanit. Ne se kufijte e Shteteve te Bashkuara te Europes do mbarojne ne Adriatik dhe ne Selanik, Ballkani rrezikohet te behet geto e Europes.
Poeti Pol Valeri, ne nje ese te shkurter me titullin “Kriza e Mendimit”, botuar gati para nje shekulli – menjehere pas Kasaphanes se Madhe te kombeve europiane ne Luften e Madhe – shkruan se “ne civilizimet e vonshme dime gjithashtu se jemi vdektare”. Dhe aty nga fundi I esese pyet vehten “a disponojme valle ndonje liri veprimi kunder komplotit kercenues te ngjarjeve?”. Qe te fitoje kete “liri veprimi” Europa duhet te kaperceje idene e shtetit-komb, ashtu sic e sajoje dhe perforcoi ne shekullin e kaluar. Shteti – komb ishte fatal per Europen: ajo eshte djepi i tij. Fale tij Europa beri thagma dhe per arsye te tij Europa vrau dy here vehten shekullin e kaluar me dy luftera boterore – qe ne fakt mund t’I quash luftra civile Europiane. Ne shekullin qe jetojme ose Eurpa do t’a kaperceje shtetin – komb, per te sajuar dicka qe do jete Europiane dhe me te vertete Mbi-kombetare, duke marre elementet me te mira te shtetit-komb (demokracine, shtetin social, shtetin e te drejtes). Ose perndryshe, shteti – komb, kjo “kryeveper” e Europes, do behet varri i saj.
*Gazmend Kapllani eshte shkrimtar dhe gazetar. Aktualisht eshte Fellow i Radcliff Institute ne Universitetin e Harvardit: http://www.radcliffe.harvard.edu
Comments
Kenaqesi qe lexojme serish
<p>Kenaqesi qe lexojme serish Gazmend Kapllanin ne shtyp, me sa di kishte ca kohe i shkeputur</p>
Add new comment