Minatorët e Bulqizës 7 ditë grevë urie, 4 në gjendje më të rëndë
Përkeqsohet gjendja për 10 minatorët e Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e 7 të grevës së urisë. 4 prej tyre mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke e gjendje të fikëti, por nuk kanë pranur të kurohen në spitalin e Bulqizës, me gjithë insistimin e mjekëve.
Vendi ku po zhvillohet greva është një ndërtesë e marrë me qera afër kompanisë ACR, nga ku minatorët shprehen se do dalin vetëm me përmbushjen e kërkesave të tyre.
Korrespondenti Enver Doci deklaroi sot se minatorë të tjerë vazhdojnë mbështetjen pranë portë së ACR-së ndërsa për neser kanë paralajmëruar zhvillime të reja.
Po sipas tij, minatorët prtet të protestojnë nesër së bashku me fëmijët e tyre, duke mos i dërguar në shkollë. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale, me qëllim që përfaqësuesit e ACR të reagojnë sa më shpejt në zgjidhjen e situatës.
Minatorët e Bulqizës kërkojnë kryerjen e investimeve në minierë, rritjen me 20% të pagës, largimin nga territori i ACR-së së firmave të tjera të palicencuara e që shfrytëzojnë minierën në mënyrë abuzive, si dhe shkarkimin e drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu.
Marrë nga balkanweb.com
Comments
Ti ndjekin fare nga miniera

Ti ndjekin fare nga miniera ate perfaqsuesit e ACR --Ajo miniere eshte pasuri e popullit shqiptar dhe ju takon minatereve t ejene pronare te saj --jo vjen nje austriak nga p..semes dhe merr minieren qyl

Ajo miniere ti ngelet shtetit dhe te administrohet nga Bashkia e Bulqizes , qe te ardhurat ti shkojne qytetit te Bulqizes dhe minatoreve . Ne ketemenyre edhe Bulqiza regullohet si qytet ,edhe minatoret regullojne jeten e tyre

Miniera eshte pasuri e Bulqizes dhe duhet qe te ardhurat e minieres te sherbejne per qytetin dhe qytetaret e Bulqizes ne radhe te pare

C'eshte kjo lloj demorkacie me pasurite e nentokes sone pasurohen te huajt ??!!!

--Mire ne qe jemi jashte e punojme si emigrante , por edhe shqiptaret ne Shqiperi punojne si emirgante ne vendin e tyre !!!!!!???

Te huajt po te duan te bejne biznes ne Shqiperi , te investojne nga vetja , jo te marrin ato qe kane ndertuar shqiptaret per 50 vjet --

Add new comment