KQZ vendos: Të nisë djegia e fletëve të votimit të 8 Majit

Postuar në 26 Shtator, 2011 06:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të djegë fletët e votimit, të cilat u përdorën në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht, pra me 7 vota pro, që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 Tetori deri në 31 Dhjetor të këtij viti.
Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra.
Projektvendimi "Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit.
Vendimi i sotëm i KQZ-së shmang situatën e zgjedhjeve të përgjithshmë të vitit 2009, ku debati politik bëri që procedura për djegien e fletëve të votimit të zbatohej vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, afati limit për të pasur gati materialet zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit.

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.