Bulqizë, dita e 9-të, një minator lë grevën në gjendje të rëndë

Postuar në 27 Shtator, 2011 03:02

Pëkeqësohet gjendja e minatorëve të Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm minatori Sali Alliu 46-vjec ka lënë grevën për shka të gjendjes së tij shëndetësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se Alliu do e lërë grevën përfundimisht pasi gjendja e tij sipas mjekëve është shumë e rëndë.

Ndërkaq pjesa tjetër e minatorëve pritet që sot të zhvillojë një tubim në qytetin e Bulqizës, në mbështetje të grevistëve. Tubimi është parashikuar të mbahet në qendër të qytetit rreth orës 10:00, për të vijuar më pas në rrugën nacionale.

Greva e urisë së minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e nëntë të saj, ndërkohë që ende nuk shihet rruga e një marreveshje konkrete mes palëve. Tashmë nëntë minatorët e Bulqizës, vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës.

Minatorët thonë se nuk heqin dorë nga tre kërkesat kryesore të tyre investimet në miniere, rritje me 20% të pagës së minatorëve, largimi nga territori i ACR i firmave të tjera, që shfrytezojne minierat në menyrë abuzive dhe shkarkimi i drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu, kërkesë e cila nga ACR refuzohet.

Marrë nga balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.