Reformat, Rama cakton afatet: Berisha të thotë do apo nuk do
Kryetari i Partisë Socialiste i kërkon kryeministrit të shprehet publikisht dhe qartë për paktin me 10 pika të opozitës, do apo s`do të bashkëpunojë për reformat për të cilat opozita është gati të ulet në tryezë që këtë javë.
Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar, Rama deklaroi se opozita është gati të nisë reformat ligjore, shkaku kryesor që Shqipëria nuk do të marrë këtë javë, statusin e vendit kandidat për në BE. Madje vendosi dhe afate kohore, për përfundimin e çdo reforme, dhe kërkoi nga Berisha të shprehet publikisht nëse është i gatshëm të angazhohet për plotësimin e këtyre afateve.
Reformat ligjore te mbyllen ne maj
Rama shprehu gadishmërinë për fillimin e reformave ligjore që prej kësaj jave për të përfunduar brenda muajit maj të 2012, që Shqipëria, vitin e ardhshëm të mos humbë sërish ftesën për të marrë statusin e vendit kandidat.
"Saliu ta thotë publikisht do apo nuk do që deri në maj të mbyllim një proces që zvarritet pa asnjë justifikim. Do apo nuk do ta bëjmë këtë punë në një proces politik europian. Ta lërë vallen teke... dhe ti japim jetë një punë parlamentare me reforma europianizuese. Unë them nuk do Saliu ta provojë të kundërtën me vepra jo me llafe. Demokracia është sistem i opozitës ...."
“Ne nuk jemi kundër Gjykatës Administrative, por kundër një gjykate që shtohet në hartën e gjykatave të korruptuara të kontrolluara nga Saliu, dhe oborri i tij
Duam ta bëjmë pjesë e një reforme tërësore të drejtësisë. Nuk nuk duam, të mbajmë peng ligjet me 3/5. Për ne votimet me 3/5 quhen reforma të shtet ndërtimit,
Jo çoka as arna për t’i hedhur sy BE. Kemi propozuar pakt. I bëj apel kryeministrit të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën.. të mandatojë tryezën për reformat ligjore, dhe deri në maj të kemi miratuar reformat bazë, për të mos humbur statusin e vendit kandidat, që do humbasim këtë vit."- vazhdoi me tej Rama.
Reforma zgjedhore
Duke u ndalur te reforma zgjedhore Rama tha se opozita është gati që këtë javë të nisë punën dhe kërkoi nga kryeministri të deklarojë publikisht afatin e përfundimit të kësaj reforme në mars të 2012.
“Jemi gati ta nisim që këtë javë .. tha Rama duke theksuar se kryeministri nuk ka thënë ende publikisht i qëndron apo jo premtimit që ka bërë dy vjet rresht se do pranonte cdo propozim të reformës zgjedhore nga opozita se mjafton që propozimet të marrin dritën jeshile të OSBE/ODIHR .
Duam që të nisim reformën zgjedhore që qeveria të marrë masa për zgjedhjet e ardhshme. Ta përfundojmë reformën zgjedhore në mars. Saliu të shprehet a është dakord që komisioni t’i adresohet ODIHR për propozimet e opozitës që atij nuk i duken të arsyeshme A është dakord të angazhohet publikisht që reforma të mbyllt në mars.. .Saliu të shprehet publikisht, e jo duke folur sikur ka arrore por të thotë copë do apo nuk do".- nënvizoi Rama.
Reforma parlamentare
“Do apo nuk do reformën parlamentare ta përfundojë në dhjetor të këtij viti.. Gati të ngrejmë komisionin ad hoc. po Saliu do?
Gjithashtu Rama kërkoi përgjigje nga kryeministri për pikat e tjera të paktit të opozitës. Sipas Ramës “Berisha bën sikur pakti i opozitës nuk ekziston”
Rama u ndal përsëri te propozimet për heqjen e tvsh së ushqimeve dhe ilaçeve, nismë e cila tashmë ndodhet në Kuvend. “Ky është angazhimi ynë para qytetarëve që sot i paguajnë qeverisë 20 % për cdo kg buk që blejnë, vezë, e gotë qumësht që i japin fëmijëve, apo dhe 10 % taksë për çdo kokërr aspirine.”
Sipas Ramës këto janë taksa të papranueshme jo vetëm në kushtet e varfërsisë dhe rënies dramatike të fuqisë blerësve por dhe në Europë nuk ka asnjë vend ku tatimi të jetë 20% mbi ushqimet. Rama premtoi dhe ndërmarrjen e nismës për uljen e tvsh së energjisë elektrike. Për këtë PS ka ngritur një grup të posaçëm pune.
Marrë nga balkanweb.com
Add new comment