Maqedoni, sërish thirrje raciste: ‘Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë’!

Postuar në 27 Nëntor, 2011 11:24

SHKUP- Grupi i tifozëve ‘komitët’ mbështetës të zjarrtë të ekipit ‘Vardar’ kanë lëshuar një lumë fyerjesh dhe sharjesh raciste ndaj shqiptarëve. Fyerjet në kor janë dëgjuar vazhdimisht gjatë ndeshjes që u zhvilluan sot mes Vardarit dhe klubit “Ohri 2004”. 

“Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptarët të zhduken”, janë disa nga thirrjet e drejtuara në Stadiumin e qytetit “Filipi II” në Shkup, raporton agjencia e lajmeve INA.

Vetëm një ditë pasi autoritetet shtetërore dhe të futbollit kosovar dënuan djegien e flamurit maqedonas në Kaçanik, tifozët maqedonas të njohur si ‘komitët’ kanë vazhduar sot me fyerjet ndaj shqiptarëve në ndeshjen e javës së 16-të në elitën e futbollit në vend mes 'Vardarit' dhe 'Ohrit'.

Pas ndjegies së flamurit maqedonas ministria e jashtme e Maqedonisë kërkoi zbardhjen e menjëhershme të incidentit dhe reagoi ndaj këtyre veprimeve, duke i quajtur akte jocivilizuese

Ndërkohë për rastin në fjalë mediat maqedonase nuk i kanë bërë jehonë thirrjeve dhe fyerjeve raciste të tifozëve maqedonas. 

Ky nuk është rasti i parë që fyen tifozë shqiptarë, pasi një muaj më parë në stadiumin e Prilepit ndodhën fyerje raciste dhe antishqiptare në përballjen midis kombëtareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. 

 

Ballkanweb

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.