Votime e protesta në Egjipt
Në Egjipt janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, të parat prejse, si pasojë e kryengritjes pas 30 vjetësh në pushtet është larguar presidenti Hosni Mubarak. Vendvotimet janë hapur në orën tetë dhe do të zgjasin deri në orët e mbrëmjes. Në 27 provinca egjiptiane qytetarët do të votojnë në tre runde, mes të cilave planifikohet nga një javë pauzë. Procesi i votimit do të përfundojë më 10 janar derisa rezultatet finale pritën më 13 janar. Pritët që në këto zgjedhje më së shumti vota të marrin islamikët. Edhe egjiptianët që jetojnë jashtë shtetit mund të votojnë nëpër ambasadat e ndryshme dhe konsullata në tërë botën. Për besimin e votuesve janë duke garuar disa parti si ‘Liria dhe Drejtësia’ përmes së cilës Vëllazëria Myslimane do të realizojë ndikim e saj, pastaj koalicioni ‘Revolucioni Vazhdon’ e themeluar në tetor pas kryengritjes së popullit kundër Mubarakut dhe “Blloku egjiptian’ koalicioni më i madh liberal i përbërë prej 15 partish.
Egjiptianët fillojnë votimet sot për të zgjedhur trupin udhëheqës të parë
kombëtar që nga rrëzimi i Hosni Mubarakut në shkurt.
Qytetarët duhet të zgjedhin 498 deputetë në dhomën e ulët derisa 10 deputetë do t’i emërojë Husein Tantawi që gjendet në krye të Këshillit Ushtarak, i cili po drejton shtetin. Egjiptianët janë duke votuar derisa çdo ditë edhe po protestojnë, duke kërkuar fundin e pushtetin ushtarak dhe nuk e pranojnë emërimin e Kamal al Ganzurit për kryeministër sepse e konsiderojnë mbetje e ish-regjimit të Mubarakut.
Koha Ditore
Add new comment