Tadiç kërkon heqjen e barrikadave, opozita e quan thirrje skizofrene.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2810_f3_2.jpg?itok=gcJxtBHC)
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar nga KFOR-i "ndërprerjen e aksionit për heqjen e barrikadave, sepse rrezikon jetët e njerëzve", kurse nga përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës ka kërkuar që "të ftojnë qytetarët të heqin vetë barrikadat".
“Në këtë situatë vetëm ekstremistët kanë dobi dhe në një atmosferë të këtillë, problemet nuk zgjidhen dot”, u ka thënë Tadiq gazetarëve në Beograd.
Çdo përshkallëzim në Kosovë, ka thënë Tadiq, rrezikon interesin e Serbisë dhe se gabimet e viteve të 90’ta nuk guxojnë të përsëriten më.
Ndërsa, nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviq, ka thënë sot se thirrja e presidentit serb Boris Tadiq për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës “është e pakuptimtë dhe skizofrene”, sepse serbët, sipas tij, në këtë formë mbrojnë mbijetesën e tyre në Kosovë.
Në një deklaratë dhënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, Todoroviq ka thënë se Tadiq duhet t’i bëjë thirrje OKB-së, që të pengojë NATO-n në përpjekjet për ta “ndarë Kosovën nga Serbia”.
“T’i ftosh serbët të tërhiqen nga barrikadat është një hap i pabesueshëm, sepse ato serbët i kanë ngritur për të mbrojtur të drejtën elementare dhe të rrezikuar për jetesën”, ka thënë Todoroviq.
Gazeta Express
Add new comment