Eurogrupi miraton këstin e gjashtë të ndihmës për Greqinë

Postuar në 29 Nëntor, 2011 13:51

BRUKSEL - Më në fund një lajm i mirë për Greqinë. Ministrat e financave të eurozonës miratuan këtë mbrëmje lëvrimin e 8 miliardë eurove të ndihmës, pas një aventure të gjatë e të rrezikshme, e cila thuajse e nxori vendin jashtë euros. 

Zhvillimet negative filluan që kur Trojka u largua nga vendi pas një mosmarrëveshje me ministrin e Financave Evangelos Venizelos, pasuan me shpalljen e referendumit nga Papandreu dhe përfunduan me formimin e qeverisë Papadhimos. 

8 miliardë eurot pritet të mbërrijnë në Greqi, në 15 ditët e para të dhjetorit. Me to do të kryhen pagesat e pagave dhe pnesioneve para festës së Krishtlindjeve dhe vitit të ri. Agjencitë e sigurimeve kishin dhënë alarmin më herët, se nuk ka para për të paguar pensionet, fakt që u pranua në Parlament edhe nga ministri i Punës dhe sigurimeve Shoqërore Jorgos Kutrumanis. 

Vendimi për lirimin e këstit të 6 nga Europgrup, u prapapri nga angazhimet me shkrim të kryetarit të PASOK, Jorgos Papandreu, kryetarit të Demokracisë së re, Antonis Samaras dhe kreut të LAOS, Jorgos Karaxhaferis, gjë që ishte vënë kusht nga huadhënësit e Greqisë. 

Pas këtij vendimi, ministri i Financave Evangelos Venizelos u shfaq optimist për të ardhmen. "Në Greqi ne kemi të gjitha kushtet e nevojshme për të vazhduar me programin e ri të ndihmës", tha Venizelos. 

Lirimi i lëstit të gjashtë, ishte objektivi i parë i qeverisë së përkohshme të Papadhimos. Tani puna do të pasojë me fillimin e negociatave për marrëveshjene re të kredisë, përfundimi i së cilës pritet të jetë rreth 10-15 janarit. 

Menjëherë pas kësaj do të fillojnë negociatat për shkëmbimin e bonove greke, që sic tha Venizelos, do të zgjasin 50 deri 60 ditë. 

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.