Rusia akuzon SHBA-në për “komplot” në hapësirë

Postuar në 30 Nëntor, 2011 13:25

 

Rusët kanë akuzuar SHBA-në për dështimin e sondës së tyre hapësinore të bllokuar prej dy javësh në orbitën e Tokës, pa mundur të fluturojë drejt destinacionit të saj, Marsit.

Pretendimet e gjeneralit, Nikolay Rodoniov, komanduesi i sistemit të alarmit në rrjetin e mbrojtjes anti-raketore, i kanë dhënë menjëherë shkas dyshimeve dhe teorive të komplotit.

Arsyeja e dështimit të misionit rus, sipas tij, është një radio-stacion eksperimental amerikan, i cili ka paralizuar kontaktet me sondën “Phobos-grunt”.

Sonda e lëshuar më 8 nëntor duhet të zbriste në Phobos, satelitin më të madh të Marsit, ku të merrte kampionë dheu dhe t’i sillte në tokë.

Përveç kësaj, duhet edhe të lëshonte në orbitën e Marsit edhe një satelit kinez.

Asgjë nga këto nuk ndodhi, për shkak se anija e hapësirës mbeti e bllokuar atje lart, pa ndonjë shpjegim logjik. Mjeti 13,5 tonësh thjesht nuk i përgjigjet më komandave.

Përpos kësaj, ekziston rreziku që sonda 165 milionë dollarëshe të përplaset në tokë brenda disa javësh, nëse inxhinierët nuk do të arrijnë të ndreqin problemin që duket se lidhet me kompjuterin e anijes.

Gazeta Express

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.