Klinton, thirrje Birmanisë t'i jap fund lidhjeve me Korenë e Veriut

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 08:11

 

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje Birmanisë të përfundoi lidhjet ushtarake të paligjshme me Korenë e Veriut dhe tha se duhet të bëhet më shumë punë para se Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë heqjen e sanksioneve.

Zonja Klinton tha sot gjatë vizitës së saj në Birmani se kjo qeveri duhet të respektojë konsensusin ndërkombëtar kundër përhapjes së armëve bërthamore në mënyrë që të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Ajo i bëri përsëri thirrje qeverisë birmaneze të lirojë më shumë të burgosur politik dhe t’i jap fund dhunës etnike.

Por zonja Clinton njoftoi gjithashtu disa hapa për të përmirësuar marrëdhëniet, përfshi mbështetjen për financime, programe shëndetësore të mbështetura nga OKB-ja dhe përpjekjet kundër narkotikëve.

Ajo u takua me presidentin birmanez Thein Sein dhe tha se në se Birmania vazhdon reformat, Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të sanksioneve.

Zoti Thein Sein tha se vizita historike përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Zonja Clinton takohet sot me udhëheqësen pro-demokracisë, Aung San Suu Kyi.

Zëri i Amerikës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.