Braçe: Histeri kundër Republikës, Leka Zogun s’e kemi patur mbret

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:18

TIRANE – “Ne nuk kemi mbret. Ne kemi Republikë”,- ka argumentuar dje, në një sqarim të dytë për miqtë e tij në Facebook, deputeti socialist, Erion Braçe. Ai e ka komentuar si “histeri kundër Republikës”, faktin që për pretendentin për Fronin Mbretëror, Leka Zogu, qeveria do të organizojë një ceremoni që nuk është e parashikuar në protokollin e shtetit. “Përse? Për të legjitimuar sjelljen e tyre në krye të institucioneve që nuk ka lidhje me një Republikë Parlamentare e Demokratike!”,- shprehet Braçe. 

“Ja shembulli: Jozefina Topalli, ka lajmëruar se do të ofrojë sallën e Seancave Plenare për ceremoninë mortore të shtetasit Leka Zogu! (e ka marrë shtetësinë ky? Këta thonë jemi shtetas të Mbretërisë). Me ç’të drejtë? Leka Zogu ka qenë ndonjëherë deputet? JO! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë ministër? JO! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë president? JO! Atëherë?”,- ka vijuar komentin e tij, në Facebook, Braçe. “Ai është thjesht një shtetas! Por, a e ka hapur ndonjëherë Jozefina Topalli Kuvendin për ceremoninë e ndonjë shtetasi? Jo! Asnjëherë! Jozefina Topalli e hap Kuvendin për ceremoninë mortore të Leka Zogut, duke e vlerësuar atë në cilësinë e Mbretit”,- shkruan deputeti i PS-së. Ky, shprehet më tej Braçe, është dhunim antikushtetues i Republikës, i çdo shtetasi të Republikës. 

“Në fund dua ta pyes gjithë këtë takëm: Kush e shpalli mbret këtë Leka Zogun? I ati u vetëshpall mbret. Prej tij mesa duket rrjedh trashëgimia e mbretërisë tek i biri, prej të birit, tek i nipi! Kjo s’ka lidhje me ne, ne si popull! Ka lidhje me ta dhe tamam Oborrin e tyre! Ne nuk kemi mbret. Ne kemi Republikë”,- përfundon Braçe. 

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by xhimi (not verified) on

<p>Ka te drejte Bracja.Po ku kuptojne &quot;feudalet -demokrate&quot; ndryshimin,mjafon qe edhe krimimeli te thote &quot;punoj per Shqypnin e MADHE&quot;, dhe i falen mekatet,</p><p>mjafon qe te shtiresh patriot dhe mbushen thesaret.POLITIKANET E SOTEM do te ngelen ne histori, si Hoxhe Nastradini.Te gjithe veshin mantelin &quot;patriotik&quot;per</p><p>perfitime personale,Kjo me Leken i kalon te gjtha kufijte, eshte meshirimi i groteskut-politik,eshte bufinizem ne kub.Ha,ha,ha..!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.