Rusi: Ndalohet drejtuesja e grupit të vetëm të vëzhgimit të zgjedhjeve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3889_3_115.jpg?itok=rKxIozwV)
Anëtarët e grupit të vetëm monitorues të zgjedhjeve në Rusi thanë se drejtuesja e tyre u ndalua për 12 orë në aeroportin e Moskës, para zgjedhjeve parlamentare të së djelës.
Zyrtarët e doganës mbajtën drejtuesen e organizatës Golos, Lilya Shibanova në aeroportin Sheremetievo pasi ajo refuzoi të dorëzonte laptopin e saj tek oficerët e sigurisë që kërkonin të inspektonin kompjuterin për programe të paligjshme. Ajo u lirua pasi dorëzoi kompjuterin.
Ndalimi pason një incident dje kur një gjykatë e Moskës gjobiti grupin Golos me gati një mijë dollarë për publikimin në internet të shkeljeve të ligjit elektoral në Rusi. Golos ka grumbulluar gati 5 mijë ankesa për dhunë.
Menaxheri për marrëdhëniet me publikun i organizatës Golos i tha Zërit të Amerikës se vendimi i gjykatës nuk do ta ndalë grupin të bëjë punën të djelën.
Zëri i Amerikës
Add new comment