Assange:”Të gjithë në përgjim”

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 10:15

Londër - Julian Assange flet në mënyrë direkte dhe deklaron se të gjithë ata që përdorin mjetet e komunikimit tashmë tradicional si iPhone, Blackberry, Gmail etj, etj mund të përgjohen ose janë të përgjueshëm. 

Assange përshkruan situatën në të cilën sipas tij gjendet pak a shumë e gjithë bota, të gjithë mund të përgjohen, madje ndoshta jemi të gjithë të përgjuar. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Wikileaks në bashkëpunim me Bureau of Investigative Journalism (BIJ) dhe Privacy International, organizatë britanike që lufton për respektimin e privacy. 

Si ndodh ky spiunim global? Shumë shoqëri private nëpër botë janë në gjendje të ofrojnë atyre që paguajnë teknologji që monitorojnë email, sms, dhe telefonatat të një popullsie të tërë. Sisteme që mund të jenë “vdekjeprurës”ashtu sikurse plumbat.

Eksport i pakontrolluar - “Gjatë 10 vjetëve të fundit ka lulëzuar një industri ndërkombëtare që furnizon shërbimet sekrete të shteteve me pajisje në gjendje të përgjojnë masa të tëra. Këto ndërmarrje po eksportojnë prodhimet e tyre në mënyrë të pakontrolluar”, deklaron Assange gjatë prezantimit të tij në Londër të SpyFiles.
Janë 130 ndërmarrje në 25 vende, sidomos perëndimorë, së bashku ndajnë një business që vlen 5 miliardë dollarë.

“Shoqëri si amerikania SS8, italiania Hacking Team apo francezja Vupen prodhojnë viruse Trojans që mund të marrin nën kontroll kompjutera dhe celularë, duke përfshirë iPhone,BlackBerry dhe Android, duke regjistruar çdo përdorim, lëvizje e deri tek imazhe e tinguj të zonës ku gjenden” shpjegon Assange.

Drejtuesi i Wikileaks thotë se praktikisht çdo celular shndërrohet në një “çimkë”. “Shpresoj - ka thënë ai - se publikimi i këtyre materialeve, do bëjë që të kuptojmë se të gjithë jemi të përgjuar. Nuk është një kërcënim teorik që mund të ndodhë në të ardhmen, po ndodh sot dhe përfshin çdonjërin prej ne”.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.