Euro-deputetët kundër anashkalimit të Ballkanit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2239_5_78.jpg?itok=N4RQUJFw)
Të shqetësuar për humorin e vendeve anëtare në lidhje me procesin e zgjerimit, eurodeputetët më të njohur të Parlamentit Evropian që mbulojnë Ballkanin kanë përpiluar një deklaratë të përbashkët.
Kryetari i delegacionit, zëvendës-kryetari dhe raportuesit për vendet e rajonit, me përjashtim të atyre për Shqipërinë dhe Kosovën, i kërkojnë vendeve anëtare të BE-së që në samitin e dhjetorit të miratojnë të gjitha rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian.
“Në kohë krizash, të shohësh me kthjelltësi nga e ardhmja është një pasuri. Do të ishte e pa matur ngrirja e procesit të zgjerimit pas nënshkrimit të Traktatit me Kroacinë, pasi kjo do t’i pengonte kredibilitetit të Unionit, si dhe to të vinte në rrezik stabilitetin në Ballkan. Ne mbetemi me pikëpamjen se perspektiva rajonale duhet kombinuar me arritjet individuale të secilit vend aspirant. Ne kemi besim të palëkundur se është kjo politika e duhur, prandaj BE duhet të dërgojë një porosi të qartë dhe të fortë ndaj rajonit, në përgjigje të pritshmërive të vendeve të Ballkanit. Jemi të bindur se rekomandimet e Komisionit justifikojnë hapat e mëtejmë institucionalë. Kjo do të thotë: çelja e negociatave për anëtarësim me IRJM dhe Malin e Zi, dhënia e statusit kandidat për Serbinë apo nisja e dialogut të vizave me Kosovën”, u theksua në letër.
Gazeta Express
Add new comment