Kurti kërkon nga BE-ja që mos t’ia japë statusin e kandidatit Serbisë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2783_4_69.jpg?itok=u1ABCIPA)
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka nisur veç e veç në adresë të 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së një letër, ku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, Serbisë nuk duhet dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim, shkruan sot Koha Ditore.
Kurti e ka bërë këtë, pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit.
Teksa shfaq drojën se Serbisë po i lehtësohet marrja shumë shpejt e statusit të kandidatit, Kurti ka bindjen se BE-ja beson, gabimisht, se kjo është metoda më e mirë për ta mbajtur Serbinë nën kontroll dhe në gjendje stabile. Kështu, sipas Kurtit, BE-ja mendon se do të forcojë klasën politike të moderuar në Serbi.
“Mirëpo, pikërisht nën udhëheqjen e ‘moderuar’ Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial duke i financuar dhe duke i drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda vendit tonë”, ka shkruar ai.
Koha.net
Comments
Albin Kurti ne vend qe te
<p>Albin Kurti ne vend qe te shikoje <strong>"breket e shkyera te vetat/Kosoves",</strong> shikon ato te Serbise.</p><p>Pse o Albin Kurti ke merak qe Serbia futet ne Europe?!? Fute Kosoven tate ne Konference e Vendeve Islamike afro-aziatike dhe je ne rregull. Ne Europe o ne Azi, e njejta gje eshte, apo jo.</p>
Add new comment