Berlini përcakton rregullat e reja të BE-së

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 08:53

Angela Merkel, kancelaria gjermane, do të takohet të hënën në Paris me presidentin francez, Nikola Sarkozy, me qëllim që bashkërisht të zbulojnë propozimet, të cilat sipas kreut të Francës, “do të garantojnë të ardhmen e Europës”

Franca, siç raportojnë mediat botërore, me siguri do të pranojë në parim planin e Merkelit për unionin fiskal të shteteve të eurozonës, ndërkohë që me përkrahjen e shprehur qysh më herët të Britanisë së Madhe, Berlini edhe zyrtarisht do të tregojë fuqinë  e vetë në BE-në e riorganizuar. 

Ky riorganizim  nëpërmjet ndryshimeve të pritshme të marrëveshjes së Lisbonës, të domosdoshme për aplikimin e kontrollit mbinacional në buxhetet e shteteve të eurozonës, praktikisht do të nis të përmbushë ëndrrat e Jean Monnet, njërit nga baballarët e BE-së, sipas vizionit të të cilit shtetet nacionale duhet që më në fund t‘ua lëshojnë vendin Shteteve të Bashkuara të Evropës.

Gazeta britanike „The Daily Telegraph”  përkujton se pikërisht në një epilog të këtillë para mbi dy decenieve ka tërhequr vrejtjën Margaret Thatcher, ish-kryeministrja britanike. 

 “Dama e hekurt” në fjalimin e mbajtur më 1988 para studentëve të kolegjeve të Evropës në Bruges të Belgjikës ka mbrojtur sovranitetin nacional të anëtarëve të bashkësisë ekonomike të atëhershme të Europës. 

 

Koha.net

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.