Karburantet, 592 pika jashtë standardeve

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:42

Deri në fund të gushtit, janë 592 pika shitjeje karburantesh të cilësuara nga Inspektorati Qendror Teknik si jashtë standardeve. Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare, e cila i referohet rezultatit të kontrollit të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, sipas së cilës raporti është mjaft shqetësues duke qenë se përmes tij rezulton se cënohen si interesat e konsumatorëve. 

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, konsumatorët blejnë produkte nën cilësinë dhe nën sasinë e duhur, por edhe vetë kompanitë serioze të tregut, të cilat shohin që produktet në fund të zinxhirit të tregut nuk përqasen fare me ato që importojnë nga vendet e BE-së. 

Shkeljet kanë të bëjnë në masë të madhe me cilësinë e karburanteve që tregtojnë, ashtu si dhe me metrologjinë, pra me respektimin e sasisë së produkteve.
"Nëpër tabelat e disave prej pikave shihen çmime më të ulëta nga çmimet me të cilat importohet nafta prej tregtarëve kryesorë. Është e pamundur
që një pikë karburanti fundore ta ketë çmimin më të ulët se ai i kompanive importuese. Alternativat janë dy: Ose e kanë përzierë me produkte jocilësore, ose shesin më pak nga ç'tregon aparati",- sqaron koordinatori i Shoqërive të Hidrokarbureve.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.