Kuvend, miratohet buxheti 2012
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3136_1_1646.jpg?itok=yGAMzrjC)
Kuvendi miratoi ligjin për buxhetin e shtetit të vitit 2012 me 71 votat e maxhorancës. Opozita votoi kundër ligjin pasi mazhoranca nuk pranoi asnjë nga propozimet e saj.
Përpara votimit në sallë ka patur debate të ashpra midis deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave mbi politikat fiskale dhe vecanërisht ato që mbrojnë shtresat në nevojë me të ardhuraa të pakta. Partia Socialiste propozoi sërish rikthimin e taksës progresive dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte bazë të konsumit të gjerë, por ministri i Financave tha se kjo do të kishte efekte negative në ekonomi.
Buxheti i shtetit për vitin 2012 u votua në parim javën e kaluar. Ai parashikon 396 miliardë lekë shpenzime të qeverisë dhe 355 miliardë lekë të ardhura. Diferenca do të financohet përmes borxhit të ri që do merret gjatë vitit të ardhshëm në masën 41 miliardë lekë ose 3 për qind e prodhimit kombëtar.
Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon një total shpenzimesh me vlerë rreth 397 miliardë lekë, ose vetëm 1.5% më tepër se buxheti i këtij viti (para ndryshimeve). Duke e krahasuar me projektin e korrikut, ku qeveria shkurtoi 18 miliardë lekë, drafti i 2012-s nuk shkon më tepër në rritje me 5%. Sa u takon investimeve, nuk parashikohet rritje e tyre, duke i mbajtur të njëjta si me 2011-n, rreth 70 miliardë lekë, kurse të ardhurat parashikohen në 352 miliardë lekë. Një javë më parë, seanca e Kuvendit u zhvillua me debate ndërmjet mazhorancës dhe opozitës që kishin të bënin me draftin në parim të projekt-buxhetit të shtetit. Për më tepër se 12 orë socialistët dhe demokratët debatuan ashpër ndaj projektbuxhetit ku opozita paraqiti 12 kushte për votimin pro të draftit të paraqitur nga ana e qeverisë. Por qeveria nuk e pranoi një propozim të tillë të paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ndërkohë që Komisioni parlamentar i Ekonomisë pritet të paraqesë relacionin final, ku parashikohet edhe lëvizja e fondeve sipas institucioneve përkatëse.
Kodi Rrugor, Kuvendi e miraton me konsensus
Në vijim të konsensusit të arritur pak jave më pare mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi miratoi me 115 vota ndryshimet në Kodin Rrugor.
Ne sallen e parlamentit por edhe ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve opozita shprehu disa shqetesime ne nene te vecanta te Kodit, per te cilat u pergjigj ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Miratimi i Kodit Rrugor vjen pas miratimit te Kodit Ajror dhe atij Detar, ligje keto qe kerkonin 3/5 e votave dhe per te cilat politika prej me shume se nje vit nuk arrinte konsensusin. Ne nisje te seances, deputetet mbajten nje minute heshtje ne shenje zie per ndarjen nga jeta te shkrimtarit dhe ish-deputetit Sabri Godo.
Add new comment