Eurostat: Shqiptarët, grupi i tretë i emigrantëve në BE
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2671_3_125.jpg?itok=Jz08RcB7)
BRUKSEL - Sipas ‘Eurostat’, shqiptarët janë grupi i tretë më i madh i të huajve që jetojnë në vendet e BE, pas turqve dhe marokenëve, pavarësisht se Shqipëria është një vend me popullatë shumë të vogël.
Shqiptarët janë rast unik përsa i përket numrit të emigrantëve në raport me popullatën, pasi 1.1 milionë prej tyre jetojnë në mënyrë të rregullt në Europë dhe të tjerë jetojnë po aty në mënyrë të paligjshme, apo kanë emigruar përtej Atlantikut.
Sipas të dhënave, në Itali janë aktualisht 467 000 shqiptarë ose 11 % e popullatës së huaj në këtë vend.
Të dhëna për Greqinë nuk ka, pavarësisht se jo zyrtarisht flitet për rreth 700 000 shqiptarë, që jetojnë në këtë vend.
Të dhënat e “Eurostat” hedhin poshtë idenë se emigrantët shqiptarë po kthehen në atdhe për shkak të krizës në Greqi.
Ka më shumë gjasa që ata emigrantë që kanë vendosur të largohen nga Greqia, po zhvendosen drejt vendeve të tjera të Europës, të cilat janë goditur më pak nga kriza.
Afërsia gjeografike me vendet e pasura të BE si dhe mosha mesatare shumë e re e shqiptarëve, vlerësohen si shkaqet kryesore të emigrimit masiv të tyre.
Rezulton se cdo vit, gjatë dy dekadave të fundit, largohet nga Shqipëria afërsisht 2% e popullatës.
Ballkanweb.com
Add new comment