Tiranë, atentat zyrtarit të policisë

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 03:27

Një shpërthim me lëndë eksplozivi është regjistruar në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca. 

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të së enjtes në banesën e familjes Muca, në lagjen pranë parkut të autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”. 

Mësohet se në momentin e shpërthimit Dorian Muca ndodhej me familjarët e tij në katin e 5-të të banesës së tyre dhe fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Lënda shpërthyese është vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës, ndërkohë që forca e shpërthimit ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat e tjera pranë. 

Nuk mund të flitet ende për identifikimin e autorëve, ndërsa pista e parë e hetimeve lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca. 

Burimet policore bëjnë të ditur se në derën kryesore të shtëpisë së familjes Muca është një kamera sigurie që ka filmuar gjithë skenën e shpërthimit. 

Do të jenë pikërisht pamjet filmike që do të përcaktojnë identikitin e personave dhe do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.