Putin akuzon SHBA: Organizuan protestat në Rusi

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 06:23

MOSKË- Kryeministri Rus Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas protestave që pasuan zgjedhjet parlamentare në vend. 

“Sekretarja amerikane Klinton u dha sinjal aktivistëve të opozitës, ata e dëgjuan këtë sinjal dhe nisën punën aktive”,- deklaroi Putin duke u cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. 

Ndërkohë në mbarë vendin kane vijuar protestat dhe arrestimet. Në Shën Petërsburg sipas njoftimeve të agjencive përsëri janë arrestuar të paktën 100 kundërshtarë të qeverisë.

Në kryeqytetin Moskë, policët bllokuan një shesh për të ndaluar një demonstratë që ishte njoftuar për tu zhvilluar kundër kryeministrit Vladimir Putin. Ditët e fundit janë arrestuar në gjithë vendin më shumë se 1000 njerëz nga forcat e sigurimit. Protestat drejtohen kundër procesit të zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën e kaluar.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.