BQE ul me 0.25 % normën bazë të interesit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2007_2_227.jpg?itok=_8_I9b6n)
BRUKSEL- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit për euron në nivelin më të ulët historik prej 1%, ashtu sic pritej edhe nga tregjet financiare ndërkombëtare. Ulja me 0, 25% e kostos së euros ndodh ndërsa kriza dhe recensioni kërcënojnë Eurozonën.
Vendimi i Bankës Qendrore Europiane është marrë pak përpara zhvillimit të samitit të BE-së, ku do të përpilohet një plan për shpëtimin e monedhës europiane. Sytë e të gjithëve do të përqendrohen tek presidenti i BQE-së, Mario Drahgi i cili do të dalë në një konferencë për shtyp pas takimit.
Kjo është ulja e dytë e normës së interesit për euron, që kur Draghi mori presidencën e BQE-së muajin e kaluar. Ulja e parë e kostos së euros ndodhur ditën kur ai mori detyrën, e përmbysi drejtimin e politikave financiare të Bankës Qendrore Europaine.
Nën drejtimin e paraardhësit të tij Zhan Klod Trishe banka kishte nisur gjatë verës rritjen e normave të interesit, për të shmangur inflacionin e lartë. Ulja e dytë i ka rikthyer normat e interesit në nivelin 1% që kishte mbizotëruar që nga vera e vitit 2009-të, deri në fund të 2010-ës, si përgjigje ndaj krizës financiare botërore dhe recensionit.
Ballkanweb.com
Add new comment