Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 04:08

“Nuk e fal gjakun e djalit, po me kalbet në dhe vetëm 5 vjeç, pasi mjekët e spitalit, më thanë që nuk ka ilaç në spital, duhet ta blini, por duhen 80 mijë lekë të vjetra. Nuk kishim”,- kështu ka pohuar për "Gazeta Shqiptare" babai i viktimës, 42- vjeçari Hyqmet Balliu nga fshati Leminot i Korçës. 

Babai rrëfen i përlotur se : “Shkova të marr borxh, por kur ai u ktheva ishte vonë. Fëmijën që ma kishte pickuar gjarpri, vdiq gjatë rrugës për në Tiranë. Nuk e lë me kaq. Edhe pse jam i varfër, unë do kërkoj drejtësi”. 

Hyqmeti pavarësisht varfërisë që e rrethon është shprehur se: “Nuk do lejoj që mjekët që më vdiqën djalin e u nxorën të pafajshëm, të më lëndojnë dyfish”.

Reagimi i tij vjen pas një kalvari 2-vjeçar gjyqesh, ku Ilir Milo, mjeku reanimator i spitalit Rajonal të Korçës dhe infermierët Julian Mato, Olgert Hoxhalli dhe Kostika Karamitro, dolën të pafajshëm për akuzën "mjekim i pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 5-vjeçarit Viktor Balliu. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.