Përplasje me armë mes grupeve serbe në veri

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 04:26

MITROVICE- Përplasje me armë zjarri në mes grupeve kriminale serbe është regjistruar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur një grup ka sulmuar nga një ndërtesë në afërsi me armë zjarri objektin e zjarrfikësve, si dhe Qendrën Koordinuese Serbe për Kosovën, që janë ngjitur njëra me tjetrën, raportoi portali Lajme shqip. Po ashtu, nga këto objekte ka ardhur edhe përgjigja me armë zjarri kundër sulmuesve.

Në këto dy objekte gjenden mbi 20 pjesëtarë të njësisë paramilitare serbe ‘Shigjeta’, të cilët ndërhyjnë në raste emergjente kur KFOR-i apo EULEX-i tentojnë të largojnë ndonjë barrikadë apo kur është e nevojshme ndonjë ndërhyrje e grupeve kriminale serbe kundër shqiptarëve. 

Burimet kanë theksuar se paramilitaret e grupit ‘Shigjeta’ janë duke përkrahur vijën e strukturave radikale serbe që janë kundër largimit të barrikadave, ndërsa sulmi është kryer nga ana e grupeve që janë për largimin e barrikadave dhe marrjen në dorë të tërë kontrabandës në veri të Kosovës. Për momentin nuk dihet nëse ka pasur të vrarë apo të plagosur në mes të serbëve. Në anën tjetër, kryetari jo legjitim i Mitrovicës për këto të shtëna ka thënë se kanë qenë të drejtuara kundër tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.