Festat dhe sezoni, "stimulojne" rritjen e çmimeve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/7347_7_25.jpg?itok=MsSzxB8G)
Produktet ushqimore kanë pësuar rritje të lehtë gjatë fillim muajit dhjetor kundrejt fundit të muajit nëntor .
Sipas të dhënave zyrtare nga dikasteri i Bujqësisë, krahasuar me javën e fundit të muajit nëntor, gjatë dy javëve të para të dhjetorit çmimet e ushqimeve janë rritur afro 0.3%.
Kryesisht rritje kanë pësuar zarzavatet, bulmetrat, mishi, peshku etj, stimuar kjo nga faktorët e sezonalitetit por dhe rritjes së konsumit të ushqimeve në prag të festave të fund vitit. Sipas MBUMK-së, Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënoi rritje prej 0.1 për qind për grupin e zarzavatve (domate kastraves, patate).Ndërkohë që në nëngrupin "Fruta" çmimet u ulën 10 -20 lekë/kg, për agrumet dhe mollët. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të limonëve me 21.4 lekë/kg, portokalleve me 15.2 lekë/kg, mandarinave me 19.8 lekë/kg, kivit me 7.3 lekë/kg, mollëve 1.9 lekë/kg, etj.
Ekspertët vërejnë se ndonëse është fund sezoni i prodhimit për disa produkte bujqësore, tregjet e vendet janë të tej mbushura me të gjitha llojet e zarzavateve dhe frutave, qofshin këto prodhimeve vendi apo importi, duke i'u përgjigjur kërkesave të konsumatorëve për këto ushqime.
Ballkanweb.com
Add new comment