Auditimi, Jahjaga dhe oficerë të lartë me diploma ilegale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3798_1_1804.jpg?itok=cLXyFYdc)
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe zyrtarë të lartë të policisë kosovare kanë marrë titullin Specialist i Shkencave Kriminalistike në kundërshtim me ligjin për arsim. Këtë fakt e konstaton një Auditim dhe Inspektim i brendshëm i Policisë së Kosovës, i iniciuar më 2009, raporton Zëri.
Sipas këtij institucioni pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur dy trajnime sipas një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet Policisë së Kosovës (atëherë SHPK) në vitin 2006 me Institutin për Kriminologji dhe Studime të Sigurisë të Fakultetit të Shkencave të Kriminalistikës të Universitetit të Sarajevës me dekan Ramo Maslesha, por që ky institucion nuk ka pasur licencë, ndonëse Ligji i vjetër për Arsimin e Lartë në Kosovë, ka detyruar çdo bartës të arsimit të lartë në Kosovë të ketë një licencë për të kryer punën e tij, e cila lëshohet nga Ministria e Arsimit.
Sipas agjëncisë kosovare pavarësisht se legjislacioni kosovar detyron çdo institucion të lartë arsimor në Kosovë që të licencohet dhe akreditohet për të zhvilluar veprimtarinë e tij, këtë nuk e ka bërë Universiteti i Sarajevës nën emrin e të cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe presidentja kanë ndjekur programe magjistrature dhe studime specialistike.
Add new comment