Medvedev: Nuk do ketë përsëritje të zgjedhjeve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1195_8_20.jpg?itok=C2TDBGze)
MOSKË- Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev deklaroi sot se nuk pajtohet me kërkesat e paraqitura në protestat e djeshme mbarëkombëtare për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Mijëra njerëz u mbodhën dje në Moskë ku kërkuan zgjedhje të reja dhe lirimn e protestuesve të arrestuar. Medvedev shkroi sot në faqen sociale të internetit, Feebook se ai nuk pajtohej me sloganet dhe kërkesat e protestuesve. Kreu i shtetit rus përsërti edhe një herë faktin se gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend janë kontrolluar me urdhër të tij të gjitha qendrat zgjedhore të votimit.
Por, ndërkohë grupet nacionaliste ruse kanë dalë sërish në protestë në Moskë duke akuzuar kryeministrin e vendit Vladimir Putin për mashtrim në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar, duke thënë se ai ka vjedhur vota në favor të partisë së tij në pushtet Rusia e Bashkuar. Protestuesit mbanin në duar flamuj imperial rus si dhe banderola ku shkruhej “Gadafi u vra, kush e ka rradhën tani”?
ballkanweb.com
Add new comment