Dhuna ndaj gruas, Nishani: Penalitete të ashpra
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2340_5_91.jpg?itok=8BxJgG_T)
Politikë më e ashpër ndaj dhunës në familje e gruas në veçanti dhe krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat. Ky mesazh eshte dhënë sot në një konferencë të Akademisë së Policisë, ku ishte i pranishem edhe ambasadori të SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
Ambasadori i SHBA-së ka kërkuar marrjen e masave për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje, si gratë, po ashtu edhe fëmijët.
Ai ka cituar mesazhin e sekretares amerikane, Hillari Klinton, e cila njihet si një aktiviste e mirë e të drejta të njeriut dhe dhunës ndaj grave. “Kur gratë abuzohen, bizneset mbyllen, situata përkeqësohet dhe fëmijët rriten me sjellje që përvetësojnë cilësitë e dhunës. Për këtë arsye theksoi se është në interes të meshkujve që t’i japin fund dhunës kundër grave”- tha ai.
Ndërkohë ministri Nishani ka bërë me dije se megjithë përmirësimet e shënuara, qoftë për mbrojtjen e viktimave, por edhe të dëshmitarëve, duhet politikë penale më e ashpër. “Është e domosdoshme përgjegjshmëria e ekzekutimit të zbatimit të kësaj politike penale nga trupa gjyqësore, që jep drejtësi”- tha ai.
Sipas tij, shoqëria shqiptare është me dinamizëm të madh, krahasuar me shumë shoqëri të tjera, se shumë sfida janë para saj.
Panorama
Add new comment