Britani, papunësia vazhdon të rritet

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 11:53

 

 128 mijë persona humbën vendin e tyre të punës në tre muajt deri në tetor në Britaninë e Madhe, duke e rritur “armatën” e të papunëve në 2,64 milion persona, niveli më i lartë i regjistruar që prej vitit 1994. 

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, papunësia është rritur në 8,3% të popullsisë së aftë për punë dhe që po e kërkon një të tillë, nga 7,9% që ishte në tremujorin e mëparshëm.

Shumë shqetësuese mbetet papunësia e të rinjve, me më shumë se një milion të tillë, shifra më e lartë kjo që prej vitit 1992. Papunësia tek të rinjtë llogaritet në 22%.

Një situatë e tillë ekonomike po e bën gjithmonë e më të vështirë jetesën për emigrantët që jetojnë në ishull, ndërsa vihet re një tendecë për uljen e pagave.

Aktualisht, shteti po mban me asistencë 1,6 milion të papunë, një faturë tepër e rëndë për t’u paguar nga shteti. Ndërkohë, parashikimet e zymta për rritjen ekonomike nuk japin shpresë për një përmirësim të shpejtë të situatës.

Në tre muajt e fundit, midis 128 mijë personave që i janë bashkuar ushtrisë së të papunëve, dy në tre prej tyre janë meshkuj. top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.