Kajro, ushtria qëllon mbi protestuesit, 9 të vrarë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:51

Gjatë përleshjeve në Kairo ushtria ka qëlluar me armë, ku kanë mbetur të vrarë 9 protestues. Sipas Ministrit të Shëdetësisë përvec të vrarëve, numri i të plagosurëve, në këto dy ditë të protestave, ka shkuar në 350 protestues. Ushtarët të mbështetur dhe nga forcat e policisë vërshuan mbi protestuesit, të cilët tentuan të mbroheshin duke ngritur barrikada në sheshin qëndror të Kairos, shumë pranë Parlamentit. Shumë prej të plagosurve kanë marrë plagë me armë zjarri. 
Protestuesit kërkojnë ti jepet fund sundimit të Këshillit Ushtarak.

Kryeministri Kamal el Ganzouri ka deklaruar përpara mediave se ky nuk është një revolucion por një kunder revolucion, dhe sipas tij ata qe gjenden ne shesh nuk jane rinia e revolucionit.
Forcat e sigurisë patën shkatërruar më parë një bllokadë që ishte ngritur tre javë më parë para ndërtesës së qeverisë dhe sulmuan kampin e protestës. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.