M. Nano u përgjigjet lexuesve

Postuar në 24 Shtator, 2011 05:00

Një numër lexuesish janë shprehur me tone kritike, ose me pakënaqësi, ndaj qasjes sonë për të vendosur në fund të çdo lajmi një çift inicialesh, e jo emrin e vërtetë e të plotë të autorit. Ndonjë syresh sheh tek kjo qasje një mënyrë që shtie në punë M. Nano për të fshehur dorën, dmth bën aluzionin se  lajmet janë të bëra të gjitha nga M. Nano; por merret vesh se ky pretendim i fundit nuk qëndron. Një numër lajmesh bëhen nga unë, por afërmendsh jo të gjitha. Edhe sikur të doja t’i bëja vetë të gjitha, nuk do mundja. Duhet se s’bën më shumë se një njeri për ta kryer këtë punë.

Përsa i takon inicialeve në vend të emrit të autorëve në fund të lajmeve, ka qenë thjesht një mënyrë për ta bërë lajmin sa më ‘impersonal’. Kjo nuk ka lidhje me objektivitetin e lajmit pasi, siç mund ta keni vënë re, lajmet e respublica-s janë përgjithësisht “të ndotura” me pak qëndrim a koment. Përpiqemi ta kemi korrekte pjesën e infomacionit të dokumentuar, por tok me këtë mund të japim dhe një opinion të ndrojtur tonin brenda çdo lajmi. E pikërisht për këtë arsye nuk kemi dashur që “dhunës” së lajmit t’i shtojmë dhe “presionin” e emrit të autorit. Me këtë shmangim dhe ndonjë paragjykim që mund t’i bëhet lajmit bazuar tek emri i autorit. Nuk kemi të bëjmë me ndonjë shpikje tonën në këtë mes. Ka precedentë. Një nga revistat më prestigjioze të botës, the Economist, funksionon në këtë mënyrë.

Ne mbajmë përgjegjësi për gjithçka publikohet në respublica.al, sidoqoftë.

Comments

Submitted by Anonime (not verified) on

Shume e drejte, dakord me artikullin, dhe sidomos me duket inteligjente vendosja e inicialeve per te parandaluar paragjykimin e lajmit nga lexuesi mbi bazen e asaj se kush e ka shkruar. A nuk veprojme keshtu me emisionet televizive? A nuk i perzgjedhim ata bazuar ne drejtuesin e emisionit? A nuk i blejme gazetat bazuar ne ngjyrimin qe ato qartazi kane? Sa prej nesh zgjedhin te ndjekin televizionin ABC nqse nuk votojne per qeverine? Si e vendosim se cilin emsion do ndjekim te enjten mbrema? Bazuar ne opnionin e zotesise se Fevziut apo Balles? Apo bazuar ne preferencen tone elektorale?

Submitted by hapi (not verified) on

Unë kam një propozim që në vend të inicialeve të vendosni nga një pseudonim se kshu të paktën ndjekim më kollaj fillin e çdo gazetari artikull pas artikulli. Se nganjëherë lajmet duken të hedhura si pa lidhje nga dita në ditë dhe nuk e kuptojmë se cili gazetar ndjek cilën çështje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.