Kundër bypass-it, banorët e Dobracit: Na cënojnë pronën

Postuar në 06 Mars, 2012 05:14

Banore te fshatit Dobrac të Shkodrës kane protestuar ne vendin ku po punohet per ndertimin e bypassit për shkak të devijimit të projektit për herë të tretë. Banorët e zonës thonë se nuk janë njoftuar paraprakisht që pronat e tyre do të prekeshin nga ky ndryshim i projektit dhe se nga nata e kaluar kane nisur germimet ne tokat qe ata kane perfituar me ligjin 7501. 

"Mua më preket një hektar tokë. Fshatarit nuk i duhet gjë leku. Me atë lek ne do hamë bukë për një vit, po vitet e tjera si do jetojmë ne. Kam 4 fëmijë, asnjë nuk e kam në punë, me këtë kam jetuar shumë mirë", tha një banor.

"Na kanë hyrë këtu në tokë, na kanë dhunuar, as nuk na kanë lajmëruar. Pa skicë, pa kurrësend, asnjë gjë. Kemi qenë 7 vetë kanë ardhur 30 policë. 16 dynym tokë kemi aty, tapitë i kemi në xhep", thotë një banore.

Shefi i inspektoriatit te ndertimit te komunes Rrethina Rrok Demaj bën të ditur se punimet qe po kryhen jane te paligjshme dhe ka kerkuar informacion zyrtar ne menyre qe komuna te nise procedurat per shpronesimet.

"Firma zbatuese nuk ka bërë asnjë lloj njoftimi në inspektoriatin ndërtimor, nuk ka vënë tabelën nuk ka njoftuar banorët për dëmshpërblimet që do marrin, sasinë e tokës që u preket. Për ne kjo firmë ka shkelur komplet ligjet e inspektoriatit ndërtimor në fushën e ndërtimit", tha Rrok Demaj, Shef i Inspektoriatit te Ndertimit Komuna Rrethina.

Jane mbi 20 familje te cilave u cenohet prona nga ndryshimi i projektit dhe cështë më e rëndësishmja me këtë ndryshim, projekti lë jashte bypassit dhe mbrojtjes nga permbytja stacionin e pompave te Dobracit. Ky stacion pompash furnizon me uje te pijshem gjithe qytetin e Shkodres dhe fshatrat perreth dhe duke ngelur jashte zones se mbrojtjes se bypassit rrezikon cilesinë e ujit te pijshëm ne rast te perseritjes se permbytjeve ne zonen e Nenshkodres.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.