28 nëntori nuk do festohet si festë zyrtare në Maqedoni

Postuar në 06 Mars, 2012 05:15

Shqiptarët e Maqedonisë nuk do ta festojnë 28 nëntorin, ditën e pavaresisë së Shqipërisë si festë zyrtare shtetërore. Kuvendi maqedonas votoi kundër propozimit të PDSH për këte qëllim. BDI e Ali Ahmetit mbështeti këtë propozim, por nuk munguan debatet në sallë, ku sipas tyre është e papranueshme që PDSH propozon ligje të tilla dhe mbron interesat e shqiptarëve vetëm kur është në opozitë.

Kundër propozimit votoi partia më e madhe në vend VMPRO-DPMNE, pasi sipas tyre ky pligj thekson ndarjet mes pakicave etnike. Sipas partisë në pushtet miratimi i një ligji të hershëm për përdorimin e simboleve kombëtare shpreh respektimin e ndjenjave kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni. Kundër votoi dhe partia maqedonase në opozitë LSDM. 

  Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.