Fluks për pasaporta, ankesa për shërbimin në sportele

Postuar në 06 Mars, 2012 07:23

Skadimi i pasaportave të vjetra shton fluksin e qytetarëve në pikat e aplikimit në Korçë dhe Kukës. Por qytetarët thonë se punonjësit e zyrave shkaktojnë sorollatje dhe vonesa të pajustifikueshme. 

"Ka shumë njerëz, goxha njerëz që lënë punën", shprehet një banor. "Shumë procedurë e gjatë, me atë mirë ishte. të presim tani për një muaj", thotë një tjetër.

Përballë të njëjtit shërbim ndodhen edhe personat që kërkojnë të pajisen me pasaporta me afat të përshpejtuar kundrejt shumës së 15.000 lekëve. 

"Kam ardhur për pasaportë. Bëra pagesën 150 mijë, e dua shpejt, e dua për tre ditë sepse kam probleme me shëndetin. Erdha njëherë e dy herë nuk po e gjej personin", thotë një emigrant.

Ndërsa në rrethin e Kukësit situata është edhe më e vështirë, pasi për 128 mijë banorë funksionojnë vetëm katër zyra aplikimi.

"Kam që në orën 7 që pres. Po ke takat të presësh mirë, në mos dil përjashta. Me një kompjuter nuk bëhet puna", thotë një banor.

"Erdha kam 3-4 ditë, dhe shkollën kam aq që e kam humbur dhe spo zëmë rradhë", thotë një studente.

Muajt e pranverës, që përkojnë edhe me Pashkët e Mëdha, pritet të rrisin numrin e emigrantëve që do të vijnë për festa. Shumë prej tyre nuk janë pajisur me pasaporta biometrike e për pasojë ? sipas një vendimi të Ministrisë së Brendshme - nuk mund të dalin nga vendi me pasaportat e vjetra.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.