BE kërkon ristrukturim të borxhit grek

Postuar në 08 Mars, 2012 04:42

Komisioneri i Bashkimit Europian për Ekonominë, Olly Rehn u ka kërkuar huadhënësve të bonove greke që të nënshkruajnë një marrëveshje për ristrukturimin e borxhit, para skadimit të afatit mbrëmjen e sotme në orën 21:00.  Rehn ka thënë se nuk do të ketë ofertë më të mirë dhe se marrëveshja ka rëndësi jetësore për stabilitetin e eurozonës.

Greqisë i duhet që të paktën 75 për qind e huadhënësve të bien dakort për të bërë një shkurtim prej 53 për qind të vlerës së huasë së tyre. Kjo marrëveshje është e nevojshme për Greqinë pasi do t'i mundësojë asaj marrjen e pakos së dytë të shpëtimit nga ana e Bashkimit Evropian dhe  Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.