SHBA, e shqetësuar nga forca kibernetike kineze

Postuar në 09 Mars, 2012 04:17

Aftësitë kibernetiketë Kinës mund të përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të ndonjë konflikti, shkruhej në një raport zyrtar të publikuar ditën e premte.

Dokumenti u hartua nga Komisioni i Sigurisë dhe Partneritetit Ekonomik midis SHBA-së dhe Kinës. Në të shkruhej se Kina është duke u përqendruar gjithmonë e më shumë në “përballjen e informacionit dhe teknologjisë”.

Raporti 136 faqësh, drejtuar Kongresit, ngre gjithashtu shqetësimin për ngritjen e vrullshme të kapaciteteve kibernetike kineze dhe të firmave të mëdha të telekomunikacionit, të cilat po furnizojnë Ushtrinë Popullore Kineze.

“Kina ka përqafuar idenë se një luftë e suksesshme në të ardhmen ngre domosdoshmërinë për të luftuar mbi kontrollin e sistemeve kompiuterike dhe atë të teknologjisë së informacionit”, theksoi raporti.

Duke përdorur skenarin e mbrojtjes së Tajvanit nga ana e SHBA-ve, supozohej se në rasti e një sulmi ndaj ishullit, Kina do të godiste më parë sistemet kompiuterike amerikane.

”Sistemet kompiuterike, të përdorur për sulmin, mbrojtjen dhe sigurimin e informacionit në mënyrë pirate, janë shndërruar në thelbësore në strategjinë e ushtrisë kineze dhe duhet të hartojmë masa të qarta për të kundërshtuar këtë forcë kibernetike në rritje”, argumentonte dokumenti në mbyllje.

Komisioni i Sigurisë dhe Partneritetit Ekonomik midis SHBA-së dhe Kinës, i krijuar në vitin 2000, ka si detyrë që të raportojë për zhvillimet ushtarake dhe problemet tregëtare midis dy vendeve përpara Kongresit Amerikan.
 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.