Vlora, probleme në infrastrukturë

Prej një viti bulevardi Vlorë-Skelë i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Bulevardi ka një gjatësi prej 2 kilometrash dhe puna nisi në pranverën e vitit të kaluar dhe tani pas një viti nuk ka përfunduar.
Punimet jane nderprere dy here per cilesi te dobet nga ana supervizoret. Kjo gjendje me afrimin e sezonit turistik do te shkaktojne serish probleme te medha ne trafik, shume te njohura per kete qytet.
Jo vetem bulevardi kryesor por edhe porta hyrese e bregdetit, tuneli ne zonen e Ujit te Ftohte eshte ne punime e siper dhe e pambaruar. Tuneli eshte zgjeruar ne 70 per qind te gjatesise se tij dhe kompania zbatuese e projektit ende nuk eshte paguar per punen e kryer. Bllokimi punimeve do te shkaktonte kaos ne trafik gjate sezonit veror edhe per shkak se rruga alternative eshte ne gjendje pothuajse te shkaterruar.
top-channel.tv
Add new comment