Presidenti i Bolivisë: Të depenalizohen gjethet e coca-s

Postuar në 13 Mars, 2012 06:04

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales e cili ka marrë pjesë në takimin e komisionit mbi drogën të OKB në Vjenë, ka deklaruar se përdorimi i gjetheve të coca-s nuk bën dëm dhe se duhet depenalizuar.

“Gjethet e coca-s nuk bëjnë dëm dhe OKB ka bërë gabim duke e konsideruar ilegale përtypjen e tyre”, ka thënë Morales përpara komisionit mbi drogën.

Në fjalimin e tij Morales ka renditur përdorimet e shumta të kësaj substance si dhe nënproduktet që nxirren prej këtyre gjetheve, si marmelata, kremrat, çaji dhe pijet e ndryshme.

Në sheshet e Bolivisë (vend ku përtypja e këtyre gjetheve është shumë e përhapur) në shenjë proteste 40 mijë persona kanë dalë duke përtypur gjethet e coca-s, në ditën që është quajtur “dita e akuliku”.

Gjethet e coca-s përdoren në vendet e Amerikës Jugore, sidomos në vendet shumë të larta të Andeve si Bolivi, Peru, Kili, Ekuador, prej mijëra vjetësh duke qenë se kurojnë vuajtjen nga lartësia dhe një sërë problemesh të tjera.

Morales ka vënë në dukje se si masat e marra nga komisioni në fjalë nuk ka ulur konsumin e gjetheve në këto vende. Përkundrazi në këto vende përdorimi dhe produktet e gjetheve të coca-s janë në rritje, aq sa pikërisht në Bolivi është hedhur në treg një lloj Coca Cola me përmbajtje të tyre, ashtu si bën dhe Coca Cola origjinale edhe pse nuk e ka pranuar kurrë.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.