Kujtohen viktimat e aksidentit tragjik, Belgjika në zi kombëtare

Postuar në 16 Mars, 2012 06:13

Belgjika mban një ditë zie kombëtare për të kujtuar viktimat e aksidentit fatal në  Zvicër. Një minutë heshtje është mbajtur në institucionet në mbarë vendin dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë edhe në selinë e Europian. Ceremoni përkujtimore e shërbesa kishtare janë mbajtur në Lommel, pranë kufirit holandez, dhe Shën Lambertus në Heverlee, pranë Leuven. 

Policia tha se atje 2.500 njerëz morën pjesë në shërbesën e mbajtur në kishën katolike të Shën Jozefit. Në një deklaratë, Vatikani tha se Papa është lutur për familjet e fëmijëve dhe shprehu keqardhjen e tij të thellë për të gjithë të prekurit nga tragjedia. Njëzet e tetë persona, 22 prej tyre fëmijë, u vranë kur autobuzi me të cilin udhëtonin goditi murin e tunelit, gjatë kthimit nga një vendpushim alpin.

Dy aeroplanë ushtarakë, C130 u nisën drejt Belgjikës pas një ceremonie përkujtimore private për të sjellë në atdhe trupat e pajetë. Familjarët e fëmijëve kanë vizituar tashmë vendin e përplasjes, e kurora me lule vazhdojnë të vendosen në murin e tunelit. Ata gjithashtu u përballën me detyrën e frikshme të identifikimit të trupave të fëmijëve të tyre. 

Mes viktimave janë dhe gjashtë fëmijë holandezë  dhe një britanik. Asnjë nga të rriturit në bord nuk i mbijetoi aksidentit. Tetë nga fëmijët e plagosur janë kthyer gjithashtu pranë familjeve, ndërsa shumë të mbijetuar të tjerë janë ende në spital. Katër fëmijë janë ende në gjendje kritike për jetën e po kurohen në Lozanë dhe Bern. Ndërkohë, një tjetër spekulim ka qenë që  shoferi i autobuzit ka qenë duke ndërruar nëj dvd, çka ka çuar në shpërqendrimin e tij.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.