Alergjitë e stinës, mjekët: Vaksina për çdo muaj

Postuar në 19 Mars, 2012 09:13

Çelja e luleve dhe bimeve ndikon drejtperdrejt në zgjimin e alergjive, por dhe në shfaqjen e rasteve të reja. Ditët e fundit mjekët alerogologë kanë vërë re shtim të rasteve të reja tek fëmijët, të cilët sipas tyre do të ishte mirë të vaksinohen nga momenti, që diagnostifikohen si të tillë çdo muaj, me qëllim që ta mbajnë nën kontroll. Alergologia, Mira Xhixha thotë për AS se pas vendosjes së diagnozës nga ana e mjekut, duhet të jetë ky i fundit, që duhet të vendosë dhe të aplikojë vaksinën.

"Vaksinën e cakton mjeku alergolog, mund ta fillojë në çdo lloj periudhe. Bëjnë të mundur uljen në minimum të simptomave të alergjisë dhe parandalimin e komplikacioneve apo të rëndimit të alergjive dhe në këto raste janë rastet që kapen fillimisht, vendoset diagnoza dhe i nënshtrohen mjekimit të rekomanduar nga mjeku përkatës alergolog dhe priten që këto raste të mos përsëriten shenjat, të jenë të reduktuara në minimum dhe të parandalohet rëndimi, apo komplikimi", thotë Mira Xhixha, Alergologe.

Mjekët thonë se të diagnostifikuarit si alergjikë në këtë sezon duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të eleminojnë daljen në orët e para të mëngjesit, pasi poleni i luleve është më shumë aktiv në këtë pjesë të ditës. Po kështu dhe gjatë kohës kur fryn ere këshillohen të mos ecin nëpër rrugë, pasi gjethet apo lulet shpërndahen më shumë në ajër. 

"Është shumë e rëndësishme nga ana e tyre të dinë që përqëndrimi më i madh i poleneve është në orët e para të paradites dhe në ditët me erë. Ajri i kondicionuar është i favorshëm për personat që kanë alergji nga polenet, pasi ato nuk e kalojnë filtrin e kondicionerit. Duhen mbajtur dyert dhe dritaret e mbyllura, është shumë e rëndësishme tek fëmijët alergjik që aktiviteti ditor të mos bëjnë sporte në parqe apo lulishte", vijon Xhixha.

Alergjitë e këtij sezoni janë të pakurueshme dhe shumica e të prekurve kurohen gjatë gjithë jetës. Po nëse medikamente e rekomanduara nga mjekët merren në kohë dhe vaksinat kryhen rregullisht, alergjitë mbahen nën kontroll dhe për pasojë nuk rëndohet gjendja e pacientëve. 

 

 

Julia Bardhushi

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.