KLSH: 7 miliardë lekë dëm. Komisioni i Ekonomisë harton raportin

Komisioni i Ekonomisë miraton sot raportin për veprimtarinë e KLSH-së gjatë vitit 2011. Pas paraqitjes dhe relacionit në Kuvend, komisioni harton edhe raportin me rekomandimet përkatëse.
Sipas raportit vjetor të KLSH-së kontrolli është ushtruar për një periudhë kohore 2008-prill 2011 dhe në total dëmi ekonomik shaktuar buxhetit të shtetit është rreth 7 miliardë lekë.
Shitja dhe dhënia me qera e pasurisë shtetërore, është fusha ku administrata i ka shkaktuar shtetit dëmin më të madh në tre vitet e fundit. Fusha e prokurimeve publike, rezulton gjithashtu me shkelje të rënda financiare. Këto evidentohen në raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Albanian Screen
Add new comment