Kriza e Europës, Bernake: Sistemi financiar po përmirësohet

Postuar në 22 Mars, 2012 05:03

Shefi i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara Ben Bernanke, i tha komitetit të Kongresit se ka përmirësime në sistemin financiar të Europës e për pasojë edhe presioni në tregje është lehtësuar në muajt e fundit. Megjithatë, ai paralajmëroi se kriza ekonomike e Europës vazhdon të mbetet e vështirë. Duke u përqëndruar në bankat amerikane që kanë kapitale në Europë, ai tha se ato janë të qëndrueshme për të përballuar edhe skenarin më të keq në kontinentin e vjetër. 

"Sigurisht, tha Bernanke, sistemi ynë bankar është i ekspozuar ndaj Europës, me investitorë të mëdhenj që operojnë atje.  Por edhe pse mund të ketë humbje domethënënse, të gjitha bankat janë në gjendje të përballojnë krizën"- tha ai.

Ndërsa për sekretarin amerikan të Thesarit, Timothi Gajdner, kriza në Europë do të kërkojë një kohë shumë të gjatë për t?u zgjidhur.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.