Portugalia paralizohet nga greva dhe protestat

Postuar në 22 Mars, 2012 11:54

Transportet publike ishin sot në kaos në qytetet kryesore portugeze me rastin e grevës së parë të përgjithshme të vitit, që pritet gjithashtu të ndikojë në shumë shërbime publike për të protestuar kundër masave shtrënguese.

Në Lisbonë, metroja dhe tragetet, që lidhin dy brigjet e lumit "Tage", u ndaluan plotësisht dhe pritet të mos funksionojnë gjatë gjithë ditës.

Megjithatë, shërbime minimale priten të sigurohen për trenat dhe për shërbimet e autobusëve të kryeqytetit, si dhe në metronë e Portos në veri të vendit, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Nga ana tjetër, transporti ajror pritet të ndikohet më pak. 

Portet kryesore të vendit priten gjithashtu të ndikohen shumë nga kjo lëvizje.

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.