MASH kod etike, penalizohen autorët abuzues

Për të shmangur falsifikimet që bëhet me punimet shkencore, apo plagjiaturat e ndryshme, ministria e Arsimit ka miratuar rregulloren e re të etikës në veprimtarinë kërkimore dhe botuese. Një pikë e rëndësishme e këtij dokumenti është ndëshkimi që do tju bëhet për herë të parë të gjithë atyre kërkuesve që nuk do të bëjnë transparente, burimet nga të cilat kanë mbledhur materialet, apo që do të cënojnë privatësinë për të dhëna zyrtare që nuk duhet të botojnë.
Ndërkohë, autorët e kërkimit shkencor janë të detyruar të publikojnë edhe prej nga kush janë financuar, pasi vitet e fundit jo pak raste janë bërë publike edhe abuzime me fondet për kërkimin shkencor.
Në rastet ku institucioni dyshon se kërkuesi nuk ka vepruar me korrektësi, në këtë rregullore citohet se ndaj tij do të merren këto masa si hetim i fshehtë dhe zyrtar, vendosje e një sanksioni deri në një deklaratë publike, që personi në fjalë ka mashtuar me punimin e tij. Ndërkohë në këtë kod etike janë vendosur edhe rregulla të reja për ata që do të merren me botimin e kërkimit shkencor. Për punën e tij ai do të monitorohet hap pas hapi nga një komision i vecantë i ngritur nga instituti i kërkimit shkencor.
top-channel.tv
Add new comment