Nafta, gropa e zezë e buxhetit

Postuar në 23 Mars, 2012 08:23

Qeveria ka pranuar se kompanitë e huaja, të cilat eksportojnë miliona dollarë naftë nga Shqipëria, në tetë vjet nuk kanë paguar asnjë lek tatim fitimi në buxhet. Ministri i Ekonomisë Nasip Naço thotë se kompanitë deklarohen me humbje. 

Kompanitë deklarojnë qindra milionë dollarë shpenzime për paga. Zoti Naço thotë se qeveria nuk e kontrollon dot nëse bilancet janë të rregullta apo abuzive, pasi nuk ka ekspertizë.

"Ne aq i kemi njohuritë tona në këtë fushë dhe është Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve që kontrollon. Ne nuk kemi arritur ende të bëjmë një kontroll të saktë", thotë Naço.

Por, sipas tij, një pjesë e fajit se pse buxheti nuk merr para nga rezervat e nafës, i takon qeverisë socialiste, që lidhi kontratën koncesionare në 2004-ën.

Disa ditë më parë qeveria miratoi ligjin për privatizimin e Albpetrolit, që kontrollon marrëveshjet koncesionare të naftës.

Eksportet e naftës arrijnë kanë arritur aktualisht deri në 900 mijë tonë në vit ose mbi 450 milion dollare. Një ditë më parë në një intervistë për Top Channel, deputeti socialist Erjon Braçe tha se nga dhenia me koncesion e zonave naftambajtese buxheti i shtetit ka perfituar vitin e kaluar vetem 20 milionë dollarë.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.