Sondazhet për zgjedhjet në Greqi, “kryeson” abstenimi

Gati një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve politike në Greqi, tre sondazhet e fundit të publikuara në shtypin vendas tregojnë se parlamenti i ardhshëm grek do të mund të ketë 8 parti, ndërkohë që evidentohet fluiditet i opinioneve masë e lartë votuesish të pavendosur, që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.
Nga sondazhi i Kapa Research për gazetën To Vima, rezulton se ND do të marrë 18,1% të votave, PASOK 14,3%, partia Komuniste (KKE) 8,2%, Grekët e Pavarur 7,2%, SYRIZA 6%, E Majta Demokratike (DIMAR) 4,9%, LAOS 3,6%, Hrysi Avgi 3,4%, në kohën që limiti i hyrjes në parlament është 3%.
Në sondazhin e kompanisë MRB për gazetën Real News, ND merr 20,3%, PASOK 12,1%, KKE 8,6%, SYRIZA 7,9%, DIMAR 7,4%, Grekët e Pavarur 7%, Ekologët e gjelbër 3%, LAOS 2,5%, Hrysi Avgi 2,6%.
Në sondazhin e MARC për gazetën Ethnos, ND merr 17,8%, PASOK 13,2%, KKE 7,5%, DIMAR 7,35%, Grekët e Pavarur 7,1%, SYRIZA 6%, LAOS 2,5%, Hrysi Avgi 2,5%.
Shënohet se në sondazhin e gazetës Ethnos bëhet edhe kombinimi dhe përllogaritja e mundshme e rezultatit zgjedhor dhe e vendeve që çdo parti do të merrte në parlament. Kështu, rezultati i zgjedhjeve do të ishte:
ND, 24,8% - 120 vende,
PASOK 18,4% - 50 vende,
KKE 10,4% - 29 vende,
E Majta Demokratike 10,2% - 29 vende,
Grekët e Pavarur 9,9% - 28 vende,
SYRIZA 8,4% - 23 vende,
LAOS 3,5% - 10 vende,
Hrysi Avgi 3,2% - 9 vende
Në ballafaqimin Samaras–Venizelos për postin e kryeministrit, rezulton një diferencë mjaft e ngushtë: 28,5% për liderin e Demokracisë së Re, kundrejt 28,3% për liderin e porsazgjedhur të PASOK-ut.
Ballkanweb.com
Add new comment