Gjermania dhe Spanja, qiejt e "bllokuar" nga greva

Postuar në 27 Mars, 2012 05:56

Fluturimet ajrore në Europë janë në rrezik. Parashikohen probleme të shumta për ata që udhëtojnë në Gjermani apo në pjesë të tjera të kontinentit drejt destinacioneve gjermane. Lufthansa ka lajmëruar anullimin e 400 fluturimeve për të martën për shkak të grevës së personelit që merret me bagazhet dhe sigurine në aeroporte.

Aeroporti më i goditur do të jetë ai i Frankfurtit ku nuk do të punohet për 9 orë rresht, ndërsa në aeroportet e tjera greva do të jetë më e shkurtër. Protesta është organizuar nga sindikata Verdi, e cila kërkon rroga më të larta për nënpunësit publikë. 

Problemet do të zhvendosen të enjten në Spanjë ku kompania ajrore Iberia ka njoftuar anullimin e më shumë se 400 fluturimeve  për shkak të grevës së përgjithshme të njoftuar nga sindikatat në përgjigje të reformës së punës së ndërmarrë nga kryeministri Mariano Rajoy.

Pjesa më e madhe e fluturimeve të anulluara menaxhohet direkt nga kompania Iberaia ndërsa të tjerat nga filialet, në veçanti nga Air Nostrum. Kështu, nga 342 fluturime të Iberia-s 222 prej tyre janë anulluar, ndërsa Air Nostrum ka anulluar 202. Iberia megjithatë thekson se ka "fleksibilizuar tarifat për të lehtësuar, për sa është e mundur, ndërrimine  biletave të klientëve të prekur nga këto anullime apo rimbursimin në rast se nuk gjehen alternative të tjera".

Minimumi i shërbimit, sikurse është rënë dakort me ministrinë e Transporteve, parashikon funksionimin përgjatë grevës së përgjithshme të 10 për qind të fluturimeve kombëtare dhe 20 për qind të atyre në Europë.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.